Marrëdhënia mes Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson ka mbetur ende e pasqaruar.
Përpos aludimeve se janë fejuar, asnjëri prej tyre nuk janë duke u prononcuar deri më tani, shkruan Daily Mail.
Por, në rrjete sociale dyshja po vazhdojnë të këmbejnë komente, të cilat po ngjallin reagime të shumta të fansave.
36-vjeçarja në Instagram publikoi disa fotografi tejet tërheqëse, ku komenti i Tristan assesi nuk mungoi.
“Mbretëresha ime”, ka shkruar basketbollisti në postimin e bukuroshes brune.
Khloe në anën tjetër ishte e veshur mjaft provokuese, që bëri t’i fokusoheshin tipare t formësuara trupore. /Telegrafi/