Mbretëresha e kaloi natën e së mërkurës në spital për kontrolle paraprake mjekësore dhe tani është kthyer në Kështjellën Windsor.
95-vjeçarja u kthye nga spitali privat në qendër të Londrës në kohën e drekës të enjten dhe është në gjendje të mirë, njoftoi Buckingham Palace.
Mbretëresha kishte anuluar një vizitë në Irlandën e Veriut të mërkurën. Asaj iu dha këshilla mjekësore për të pushuar disa ditë pas një orari të ngjeshur me angazhime publike, shkruan BBC.
“Pas këshillave mjekësore për të pushuar për disa ditë, Mbretëresha u dërgua në spital të mërkurën pasdite për disa kontrolle paraprake, duke u kthyer në Kështjellën Windsor në drekë sot dhe është në gjendje të mirë”, thuhet në një deklaratë të Buckingham Palace.
Mbretëresha Elizabeth II u dërgua në Spitalin e Mbretit Eduard VII në Marylebone, rreth 19 milje (32 km) nga Windsor, duke iu nënshtruar kontrolle të specialistëve. Pranimi i saj mësohet se nuk ka lidhje me COVID-19.
Kjo është hera e parë që Mbretëresha qëndron në spital që nga viti 2013, kur pësoi simptoma të gastroenteritit.
Lajmi të mërkurën se Mbretëresha do të duhej të anulonte një udhëtim në Irlandën e Veriut shkaktojë shumë shqetësime.
Është një ekuilibër i ndërlikuar që pallati të japë detaje të mjaftueshme për shëndetin e Mbretëreshës për të mbajtur publikun të informuar duke ruajtur privatësinë për të cilën ajo ka të drejtë.
Kjo ka qenë një periudhë e ngarkuar me angazhime zyrtare për Mbretëreshën. Një regjistrim zyrtar i ditarit të Mbretëreshës tregoi të paktën 16 ngjarje zyrtare gjatë tetorit dhe po ashtu kishte pasur plane që ajo të niste udhëtimin dy-ditor në Irlandën e Veriut këtë javë. /Telegrafi/