Madhëria e saj, Mbretëresha Elizabeth II, e ka uruar Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe popullin e Kosovës për 11 vjetorin e Pavarësisë.
“Kam kënaqësinë e madhe të Ju përcjell, Shkëlqesisë Suaj, urimet e mia për festimin e Ditës suaj Kombëtare, së bashku me dëshirat e mia më të mira për lumturinë dhe prosperitetin e popullit të Kosovës në vitin e ardhshëm. Elizabeth R”, thuhet në urimin e Mbretëreshës Elizabeth II. /Telegrafi/