Mbretëresha Elizabeth u pa për herë të parë me një shkop në dorë.
Sot, Mbretëresha Elizabeth II-të u pa për herë të parë duke ecure me ndihmën e një me një bastuni gjatë shërbimit në Katedralen e Shën Pjetrit në Westminster.
Shërbimi u mbajt në Westminster Abbey me rastin e njëqindvjetorit të Legjionit Mbretëror Britanik, dhe vajza e Mbretëreshës Princesha Anne i dha një shkop Mbretëreshës pasi të dy dolën nga limuzina në Londrën qendrore, raporton reuters.
Mbretëresha buzëqeshi kur hyri në kishë përmes Oborrit të Poetit, në vend të Portës së Madhe Perëndimore, e cila është e zakonshme, dhe Pallati Buckingham refuzoi të komentojë mbi ngjarjen.
Gjatë shërbimit në Westminster Abbey, u theksua rëndësia dhe kontributi i Legjionit Mbretëror Britanik, i cili u themelua në vitin 1921 për t’u kujdesur për anëtarët e ushtrisë dhe familjet e tyre pas Luftës së Parë Botërore. /Telegrafi/