Telegrafi

Mbretëresha Elizabeth II publikon postin e saj të parë në Instagram (Foto)

Mbretëresha britanike Elizabeth II publikoi postin e saj të parë në Instagram sot, duke ndarë një fotografi nga Muzeu i Shkencave në Londër, të cilin e bëri me Ipad.

Fotografia, të cilën Mbretëresha Elizabeth II e vendosi në profilin zyrtar të familjes mbretërore në Instagram, tregon një letër nga shekulli i 19-të, ku shpikësi dhe matematikani Charles Bebidz iu referua mbretëreshës Viktoria dhe Princit Albert.

Ndryshe, profili zyrtar në Instagram i familjes mbretërore ka ekzistuar që nga viti 2013 dhe ka 4.6 milionë ndjekës, transmeton AP. /kp/Telegrafi/