Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, shumë kanë pyetur veten se çfarë do të ndodhë me katër qentë e saj të lënë pas.
Mbretëresha zotëronte dy korgi – Candy dhe Muick, një përzierje korgi-dachshund me emrin Sandy dhe Lissy, një cocker spaniel që ajo e quajti pas vetes.
E ardhmja e qenve mbretërorë mbetet e paqartë, por një biografe mbretërore thotë se mendon se ata mund të përfundojnë në pronësi të Princit Andrew ose t’u dorëzohen anëtarëve të stafit afatgjatë të familjes mbretërore, të cilët janë kujdesur për kafshët për dekada, raporton cnn.
Biografia Ingrid Seward i tha Newsweek se dashuria e Mbretëreshës për qentë ishte e pamasë dhe kishte të ngjarë që ata të gjenin një shtëpi në familjen mbretërore.
“Ajo i donte kafshët dhe absolutisht i adhuronte qentë. Ata ishin dashuria e saj e parë dhe e fundit,” tha ajo. /Telegrafi/