Telegrafi

Mbretëresha Elizabeth II: “Kurora është aq e rëndë sa që mund ta thyej qafën” (Foto/Video)

Ato mund të vlejnë miliona, por derisa mbretëresha i shikon gurët e çmuar që janë shumë mbresëlënës, ato ëndërron që çdo grua t’i ketë në kutinë e saj të stolive të shtrenjta, shkruan Daily Mail.

Rubinet, smeraldët, diamantet dhe perlat që ndriçojnë historinë e Britanisë së Madhe, janë pjesë e kurorës që mbretëresha Elizabeth II e mbanë në kokë, për të cilën ka zbuluar disa detaje interesante, transmeton Telegrafi.

Mbretëresha ka pranuar se kurora është aq e rëndë, sa që e detyron atë t’i afroj afër fytyrës letrat në të cilat i ka të shkruara fjalimet, përndryshe rrezikohet “t’ia thyej qafën”.

Gjatë një interviste dhënë në rrugën Ëestminster Abbey në vitin 1953, fustani i saj i punuar enkas për linjat e trupit të saj që kishte gurë të çmuar, i kishte shkaktuar probleme gjatë intervistimit, duke i pamundësuar asaj të marrë frymë lirshëm.

91-vjeçarja shpesh paraqitet para ekraneve televizive në programin e titulluar The Coronation”. /Telegrafi/