Mbretëresha Elizabeth II është fotografuar duke kalëruar në kështjellën Windsor gjatë fundjavës në fotografitë që ka ndarë llogaria zyrtare e Familjes Mbretërore në Instagram.
Në fotografi, 94-vjeçarja shihet e hipur mbi një kalë ‘Fell Pony’ të quajtur Fern. Postimi tregon edhe disa fotografi, më të vjetra të Mbretëreshës Elizabeth me kuaj.
“Mbretëresha është parë duke kalëruar një Fern, një 14-vjeçar Fell Pony – në kështjellën Windsor këtë fundjavë”, thuhet në përshkrimin e tyre.
“Madhështia e saj ka shijuar kalërimin që nga fëmijëria dhe është e përfshirë ngushtë me mirëqenien e kuajve që zotëron për hipje dhe gara”.
Sipas BBC, kjo është hera e parë që Mbretëresha Elizabeth – e cila raportohet se udhëton rregullisht në bazë të Windsor – është parë që prej fillimit të karantinës së coronavirusit.
Fotografia publike të cilën e ka realizuar është në muajin mars, ku e tregoi atë duke u larguar nga Palllati Buckingham.
Muajin e kaluar, po ashtu u raportua se Mbretëresha po e shfrytëzon kohën më të madhe në karantinë.
Në atë kohë, burimet thanë që ajo ishte duke shijuar veten në shoqërinë e burrit të saj, Princit Filip.
Ndihmësit e Pallatit konfirmuan gjithashtu se Mbretëresha është ende duke mbajtur telefonatat e saj javore me kryeministrin Boris Johnson, i cili u shërua nga virusi në prill. /Telegrafi/