Site icon Telegrafi

Mbretëresha Elizabeth II anulon pjesëmarrjen në samitin mbi ndryshimet klimatike me kërkesën e mjekëve për të pushuar

Mbretëresha Elizabeth II është tërhequr nga pjesëmarrja në samitin e ndryshimeve klimatike “Cop26” që mbahet javën e ardhshme në Glasgow, pasi kaloi një natë në spital duke bërë kontrolle mjekësore javën e kaluar.

95-vjeçarja do të udhëtonte në Skoci për angazhimin e profilit të lartë në kampusin e ngjarjeve skoceze për të përshëndetur liderët botëror nga 120 vende, përfshirë Presidentin e SHBA-së, Joe Biden.

Asistentët e saj kishin shpresuar se Mbretëresha Elizabeth II ishte mjaft mirë për të udhëhequr familjen mbretërore në samit, qoftë personalisht ose nëpërmjet lidhjes direkte. Dhe më herët sot ajo u kthye në punë në Kështjellën Windsor, ku po pushon me urdhër të mjekëve, për herë të parë që nga java e kaluar, shkruan DailyMail.

Foto: REX

Megjithatë, Pallati Buckingham tha se Mbretëresha ka ‘vendosur me keqardhje që nuk do të udhëtojë më në Glasgow për të marrë pjesë në pritjen e mbrëmjes’.

Me mungesën e kreut të shtetit në ngjarje, shpresohet se asnjë lider botëror nuk do ta përdorë mungesën e saj si arsye për të mos marrë pjesë në samit, pasi u zbulua se Xi Jinping – presidenti i Kinës, tani ndotësi më i madh i planetit, po e anashkalon konferencën.

Foto: REX

“Pas këshillave për të pushuar, Mbretëresha ka ndërmarrë detyra të lehta në Kështjellën Windsor”. Madhëria e saj me keqardhje ka vendosur që ajo nuk do të udhëtojë më në Glasgow për të marrë pjesë në pritjen e mbrëmjes të Cop26 të hënën, 1 nëntor. Madhështia e saj është e zhgënjyer që nuk mori pjesë në pritje, por do t’u japë një fjalim delegatëve të mbledhur nëpërmjet një videomesazhi të regjistrua”, tha një zëdhënës i Pallatit.

Mbretëresha iu nënshtrua disa testeve paraprake në spital më 20 tetor gjatë qëndrimit të saj të parë gjatë natës në Spitalin privat “King Edward VII” në Londër në tetë vjet, pasi ajo anuloi një udhëtim dyditor në Irlandën e Veriut.

Foto: Royal Family/Twitter

Madhëria e saj, e cila vitin e ardhshëm do të festojë Jubileun Platinum, ka pasur një program të ngjeshur që nga kthimi nga Balmoral.

Dy javë më parë ajo u detyrua të fillonte të përdorte një shkop ecjeje në publik për herë të parë. Dhe të martën e kaluar monarkja ishte në këmbë për gati një orë kur ajo mbajti një pritje luksoze për të ftuarit, duke përfshirë themeluesin e Microsoft, Bill Gates dhe të dërguarin e SHBA-së për klimën, John Kerry, ku ajo dukej në gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/

Exit mobile version