Mbretëresha britanike Elizabeth, 94-vjeçe dhe Princi Philip, 99, kanë marrë vaksinën kundër COVID-19, ka bërë të ditur sot pallati mbretëror Buckingham, shkruan BBC.
Pallati mbretëror që rrallë herë deklarohet për opinionin rreth gjendjes shëndetësore të çiftit mbretëror, ka bërë të ditur se mbretëresha ka vendosur që këtë informacion ta bëjë publik me qëllim që të parandalojë spekulimet e mundshme dhe informacionet e pasakta, transmeton Telegrafi.
Burime të afërta me familjen mbretërore ka konfirmuar për agjencinë AP, duke thënë se mbretëresha dhe princi Philip kanë marrë vaksinën nga mjeku familjar.
Kujtojmë që në Britani deri më tani mbi 1.5 milion qytetarëve janë vaksinuar kundër COVID-19. /Telegrafi/