Mbretëresha Elizabeth II e Britanisë dhe Princi Philip, e festojnë sot 70 vjetorin e martesës së tyre, me një tubim të vogël familjar.
Për këtë ditë nuk janë planifikuar ngjarje publike, megjithëqë në Westminster Abbey në orën 14, sipas kohës së Evropës së Mesme, do të bien kambanat për nder të këtij përvjetori.
Çifti është martuar më 20 nëntor të vitit 1947 në Westminster Abbey të Londrës, në një ceremoni madhështore, në të cilën kanë marrë pjesë burrështetasit dhe familjet mbretërore nga e gjithë bota dhe është shikuar nga një masë e madhe dhe e gëzuar e njerëzve.
Mbretëresha Elizabeth, 91 vjeçare, dhe bashkëshorti i saj, Princi Philip, 96 vjeçar, do të festojnë privatisht në shtëpinë e mbretëreshës, Windsor Castle, në pjesën perëndimore të Londrës.