Telegrafi

Mbretëresha Elizabetë po shpërngulet në Kështjellën Windsor, ndërsa ka anuluar një numër ngjarjesh për shkak të coronavirusit

Mbretëresha Elizabetë II, e cila mbush 94-vjet muajin e ardhshëm, ka anuluar ngjarjet dhe do të zhvendoset nga Pallati Buckingham në Kështjellën Windsor, një javë përpara nga orari i saj i zakonshëm, ndërsa do të qëndrojë, për një periudhë të pacaktuar, njoftuan nga zyra e Mbretërisë të martën.

“Për shkak të arsyeve të ndjeshme të rrethanave aktuale, një numër ndryshimesh janë duke u bërë në ditarin e Mbretëreshës”, njoftojnë nga pallati.

“Buckingham Palace” ka deklaruar se pas konsultimit me profesionistët mjekësorë të pallatit, një numër i ngjarjeve publike me masë, me të pranishmit e familjes mbretërore do të shtyhen ose do të anulohen.

Në këto masa përfshijnë shërbimin vjetor në Kishën e Shën Gjergjit më 9 prill, si dhe disa ahengje që ishin planifikuar gjatë muajve të ardhshëm.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, disa rregullime tashmë ishin bërë në orarin e saj, po ashtu edhe tek anëtarët e tjerë të familjes mbretërore.

Princi Charles dhe gruaja e tij Camilla, Dukeshë e Cornwall, të cilët përkatësisht janë 71 dhe 72 vjeç, anuluan udhëtimin e tyre në Jordani, Qipro, dhe Bosnje dhe Hercegovina.

Covid-19, sëmundja që rrjedh nga infeksioni coronavirus, ka marrë jetën e afro 80 njerëzve në SHBA dhe ka infektuar gati 2,000 deri më sot, mirëpo profesionistët e mjekësisë po paralajmërojnë se numri i infeksioneve të pazbuluara mund të jetë shumë herë më i lartë. /Telegrafi/