Imazhet e shpërndara së fundmi, e tregojnë Princeshën Elizabetë si fëmijë, teksa luante para shtëpisë së kukullave, bashkë më motrën Margaret gjatë viteve 1930-të.
Këtë shtëpi në miniaturë, por me përmasa të mëdha, ia kishin dhuruar asaj ‘populli i Wales’ më 1932 për ditëlindjen e gjashtë, transmeton Telegrafi.
Në atë kohë, çelësat i ishin dorëzuar nënës së saj Dukeshës së York, ndërsa imazhet e shfaqura së fundmi, e tregojnë teksa luante përjashta me motrën. Madje, disa prej tyre, tregojnë edhe ecurinë e ndërtimit, si dhe maketin se si duket nga afër.
Objekti që është sa dy të tretat e një vile mesatare, është i gjatë shtatë metra dhe i gjerë dy metra e gjysmë, ndërsa në dhoma lartësia arrin deri në një metër e gjysmë. Atë e kanë vendosur në pjesën e pasme të kopshtit të kështjellës në Windsor, ku qëndron edhe sot e kësaj dite, në gjendje shumë të mirë.
Shtëpia e kukullave me përmasa të njerëzve normal, ishte dizajnuar dhe krijuar si simbol dhe nga dashuria e populli të Wales për princeshën e vogël, e cila në atë kohë as që pritej se ndonjëherë do vendosej në krye të mbretërisë.
Me kohë, shtëpiza është rinovuar dhe u shfrytëzua nga shumë fëmijë të mbretërisë, ndërsa pritet të jetë aty për të luajtur edhe princërit që do i sjellin Harry dhe Megan.
Më poshtë mund t’i shihni disa prej imazheve, përfshirë edhe një ku shfaqet Princesha Beatrice, si pjesë e një emisioni, ku tregonte se si e ka kaluar fëmijërinë. Që ngjashëm si ajo e Mbretëreshës Elizabetë, ishte ‘njëjtë sikur e të gjithë të tjerëve’. /Telegrafi/