Telegrafi

Mbretëresha Elizabeta II-të u këshillua nga mjekët të pushojë edhe për dy javët e ardhshme

Mbretëresha e Britanisë, Elizabeta e Dytë, është këshilluar nga mjekët të pushojë për dy javët e ardhshme dhe nuk do të kryejë vizita zyrtare gjatë kësaj kohe, tha Buckingham Palace.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, në një deklaratë, pallati tha se monarku mund të ndërmarrë ende disa detyra të lehta, duke përfshirë audiencën virtuale.

Mbretëresha iu nënshtrua kontrolleve paraprake mjekësore në spital më 20 tetor.

“Mjekët e Madhërisë së Saj kanë këshilluar se ajo duhet të vazhdojë të pushojë për të paktën dy javët e ardhshme. Ata këshilluan se ajo mund të vazhdojë të kryej detyra të lehta”, tha pallati në deklaratën e së premtes.

Ndryshe, pallati pati njoftuar të martën se monarku nuk do të bënte një paraqitje të planifikuar në një pritje në mbrëmje në samitin për ndryshimet klimatike COP26, dhe në vend të kësaj do të adresojë fjalimin përmes një video-mesazhi.