Site icon Telegrafi

Mbretëresha e kobrave: Ajo kujdeset për njëmijë gjarpërinj, ua pastron dhomën – dhe prej tyre bën verë që e pinë i gjithë fshati (Video)

Gruaja kobër! Kështu mund të quhet Hu Ksiaokia, e cila kujdeset dhe rrit gjarpërinjtë në fermën e saj në Chungking të Kinës.

Me këtë punë ajo filloi të merret në vitin 2014, dhe prej atëherë e edhe sot i ka rreth njëmijë gjarpërinj të ndryshëm, në mesin e tyre edhe kobra, transmeton Telegrafi.

“Çdo mëngjes, fillimisht ua pastroj dhomën dhe ua kontrolloj temperaturën dhe lagështinë e ajrit brenda dhomës”, ka deklaruar Hu Ksiaokia që e quajnë mbretëresha Kobra.

Ajo madje merret me prodhimin e verës së gjarprit, që banorët e kësaj zone e përdorin për prodhimin e një pije shëruese. Lëkura e kobrës konsiderohet e përshtatshme për pastrim të enëve të gjakut në medicinën alternative kineze.

“Koba është hiper-toksike. Unë kam çdo ditë kontakt me kobra. Do të duhej ta dinit çfarë guxoni dhe çfarë nuk guxoni nëse ju kafshon”, ka shtuar Hu Ksiaokia. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version