Heidi Klum arriti të befasojë sërish me kostumin e saj të Halloween-it.
Ish-modelja, e cila njihet ndryshe edhe Mbretëresha e Halloween-it, ka arritur edhe njëherë të mbizotërojë me kostumin e saj për këtë festë, dhe e prezantoi gjatë festës së saj në New York.
Ajo dhe burri i saj Tom Kaulitz erdhën të veshur si alieni ET nga filmi kult i vitit 1982 me të njëjtin emër.
Heidi ka publikuar disa pamje në Instagram duke treguar kostumet ikonike.
Ish-modelja u pati thënë ndjekësve të saj “se nuk do ta marrin kurrë me mend” se çfarë ka rezervuar për ta këtë vit.
Për më shumë se 20 vjet, Klum ka punuar me përpikëri kostumet e saj të Halloween-it, kështu ajo mori pseudonimin Mbretëresha e Halloween-it. /Telegrafi/