Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott ka bërë të ditur se në emër të Mbretëreshës, ka ndarë medalje për të dy ushtarët nga Kosova që kanë diplomuar në Akademinë Mbretërore të Forcave Ajrore.
Kështu ka njoftuar ai përmes një postimi në Twitter, ku ka publikuar edhe fotografi.
Po ashtu, ai ka takuar edhe të takonte oficerët të cilët kishin diplomuar në fillim të këtij viti.
“Sot në emër të Lartmadhërisë së saj Mbretëreshës, ua dhurova dy medalje të diplomuarve nga Kosova në Akademinë Mbretërore të Forcave Ajrore, Cranwell. Gjithashtu ndjej kënaqësi që pata mundësinë të takoj dy oficerët e diplomuar në fillim të vitit”, shkruan Abbott. /Telegrafi/
Today, on behalf of Her Majesty the Queen, I presented two medals to ?? graduates from the Royal Air Force Academy, Cranwell. I was also pleased to have the opportunity meet the other two officers who graduated earlier this year. pic.twitter.com/NcIRWqbp21
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) December 14, 2021