Site icon Telegrafi

Mbretëresha e Britanisë: Jam e impresionuar nga Shqipëria

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elisabeta II ka shprehur kënaqësinë nga ndryshimi i Shqipërisë në pak vite. Këtë përshkrim ajo e ka bërë gjatë paraqitjes së Letrave Kredenciale të ambasadorit të Shqipërisë në Londër, Qirjako Qirko.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore Mbretëresha ElizabethII i uroi mirëseardhjen Ambasadorit Qirko duke i dëshiruar njëkohësisht sukses në këtë detyrë të rëndësishme. Duke marrë fjalën ambasadori Qirko, thekoi se e konsideronte privilegj përfaqësimin e Republikës së Shqipërisë pranë Oborrit të St James. Ai falënderoi Mbretëreshën Elizabeth II për mbështetjen dhe ndihmën që ajo dhe vendi i saj i kanë dhënë zhvillimeve demokratike në Shqipëri, integrimit euroatlantik të vendit dhe problemit shqiptar në përgjithësi, shkruan Panorama.

Në vijim ambasadori Qirko informoi Madhërinë e Saj për rolin që Republika e Shqipërisë luan në rajon si faktor paqeje dhe stabiliteti, si dhe kontributin që jep në çështjet globale si anëtare e NATO¬s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Duke marrë fjalën Mbretëresha Elizabeth II, ndër të tjera, do të shprehej… “jam vërtet e impresionuar nga zhvillimi i Shqipërisë dhe roli i saj , në një kohë kaq të shkurtër. “
Më tej u procedura me prezantimin e diplomatëve shqiptarë në Londër dhe me funksionin që kryen secili prej tyre. Duke parë përbërjen e diplomatëve të kësaj ambasade Mbretëresha Elizabeth II do të konstatonte se “. . . shikoj se në përfaqësinë tuaj diplomatike gati gjysma e diplomatëve përbëhet nga zonja dhe kjo është gjë shumë e mirë”. Ambasadori Qirko ndërhyri duke informuar se në shërbimin e jashtëm zonjat përbëjnë shumice me gati 55% të të gjithë stafit.

Exit mobile version