Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë një telegram urimi nga Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II me rastin e marrjes së detyrës.
Në mesazhin e saj, bën të ditur zyra e shtypit e presidencës, Mbretëresha Elizabeth II, e uron Metën për përurimin e tij si President dhe thekson se bashkëpunimi midis dy vendeve do të vijoj ngushtësisht për të fuqizuar më tej marrëdhëniet.
“Dëshiroj t’ju uroj me rastin e përurimit tuaj si President i Republikës së Shqipërisë! Unë dhe Qeveria ime presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe të fuqizojmë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Ju përcjell ju dhe popullit të Republikës së Shqipërisë urimet e mia më të mira për të ardhmen”, shkrua në mesazhin e Mbretëreshës Elizabeta II. /Telegrafi/