Kur u pyet nëse Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip do të merrnin vaksinën kundër COVID-19 para kamerave, Sekretari i Jashtëm, Britanik Dominic Raab tha se nuk ka gjasa, por ata do të vaksinohen pas qasjes në faza.
“Unë nuk jam i sigurt që do ta bëjnë para kamerave, por jam i sigurt që aranzhimet do të bëhen sipas qasjes fazore që unë përcaktoj dhe si çdo familje, ju e dini, ata do të kenë ndjerë presionet dhe të gjitha shqetësimet që rrethojnë edhe këtë pandemi”, tha Raab, i cili është gjithashtu një nga drejtuesit e programit të shpërndarjes së vaksinave të Mbretërisë së Bashkuar, raporton cnn.
Për shkak të moshave të tyre, Mbretëresha Elizabeth, 94, së bashku me burrin e saj, Princ Phillip, 99 vjeç, janë në mesin e grupeve më të prekshme dhe do ta marrin vaksinën Pfizer/BioNTech.
Javën e kaluar, CNN raportoi se ish-presidentët, Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton kanë dal vullnetarë që ta marrin vaksinat kundër coronavirusit para kamerave për të promovuar besimin e publikut në sigurinë e vaksinës sapo Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave të autorizojë një të tillë.
Ndryshe, 90-vjeçare nga Irlanda e Veriut, Margaret Keenan është bërë personi i parë në botë që ka marrë vaksinën e Pfizer/BioNTech për COVID-19 – duke shënuar fillimin e programit të vaksinimit masiv në Mbretëri të Bashkuar. /Telegrafi/