Kryeministri britanik, David Cameron, është “kapur” sot nga kamerat derisa po bisedonte me mbretëreshën Elizabeth, duke thënë se udhëheqësit e disa vendeve “shumë të korruptuara”, duke përfshirë Nigerinë dhe Afganistanit do të marrin pjesë këtë javë në samitin kundër korrupsioni të organizuar në Londër.
Cameron do të jetë nikoqir i samitit që ka për qëllim të rris luftën globale kundër korrupsionit në të gjitha sferat, kurse në videon e transmetuar nga televizionit ITN, shihet duke biseduar me mbretëreshën në pallatin Buckingham, transmeton Telegrafi.
“Kemi pasur një takim shumë të suksesshëm të kabinetit këtë mëngjes, dhe kemi biseduar për samitin kundër korrupsionit”, dëgjohet duke thënë Cameron derisa po bisedonte me mbretëreshën.
“Do ti kemi të pranishëm nigerianët, udhëheqësit e disa vendeve shumë të korruptuara do të vijnë në Britani. Nigeria dhe Afganistani, janë dy vendet më të korruptuara në botë”, ka shtuar kryeministri britanik.
Por mbretëresha nuk ka komentuar asgjë lidhur me këtë, por Justin Ëelby ka deklaruar duke thënë, “por presidenti aktual nuk është i korruptuar”.
Presidenti nigerian Muhammadu Buharu dhe presidenti afgan Ashraf Ghani, të cilët do të marrin pjesë në samit, kanë pranuar se në vendet e tyre ka korrupsion dhe se ekzistojnë premtime për ta çrrënjosur.
Ende nuk dihet nëse Cameron ishte i vetëdijshëm se janë duke e filmuar. Por në video dëgjohet edhe dikush tjetër duke buzëqeshur dhe duke pyetur, “shpresoj që do të vijnë me shpenzimet e tyre”.
Zyra e kryeministrit britanik ka dashur të komentoj këtë video. /Telegrafi/