Mbretëresha Elizabeth II ka vlerësuar “shpirtin, përkushtimin dhe krenarinë” e ekipit të futbollit të Anglisë një ditë para finales së Kampionatit Evropian kundër Italisë, finale e cila zhvillohet nga ora 21:00 në stadiumin Wembley.
Anglia do të ndeshet nesër (e diel) me Italinë në finalen e madhe të Euro 2020 dhe tashmë gjithçka është gati për këtë super-përballje.
Ekipit kombëtar anglez i ka dalë në përkrahje edhe Mbretëresha Elizabeth II e cila me një letër drejtuar trajnerit Gareth Southgate ua rikujtoi finalen e vetme të fituar nga Tre Luanët.
Mbretëresha ka thënë se në vitin 1966 ajo ishte “me fat” që i prezantoi Kupën e Botës kapitenit të atëhershëm të Anglisë, Bobby Moore, dhe pa se çfarë do të thoshte për lojtarët, drejtuesit dhe stafin për të arritur dhe fituar finalen e një turneu të madh ndërkombëtar të futbollit.
95-vjeçarja u dërgoi urimet më të mira ekipit me shpresën se historia do të regjistrojë jo vetëm suksesin e ekipit anglez, por edhe shpirtin, angazhimin dhe krenarinë me të cilën janë sjellë gjatë gjithë Euro 2020.
“55 vjet më parë isha me fat që i prezantova Kupën e Botës, Bobby Moore, dhe pashë se çfarë do të thoshte për lojtarët, drejtuesit dhe stafin për të arritur dhe fituar finalen e një turneu të madh ndërkombëtar të futbollit”.
“Unë dua të dërgoj urimet e mia dhe të familjes time për të gjithë ju për arritjen në finale të Kampionatit Evropian, dhe të dërgoj urimet e mia të mira për nesër me shpresën që historia të regjistrojë jo vetëm suksesin tuaj, por edhe shpirtin, angazhimin dhe krenarinë me të cilën jeni sjellë”, ka shkruar Mbretëresha Elizabeth II në letrën e saj. /Telegrafi/
A very, very special message for Gareth Southgate and the #ThreeLions.
Thank you for your support, Your Majesty. pic.twitter.com/YlWfEFb08I
— England (@England) July 10, 2021