Mbretëresha e Danimarkës ka rezultuar pozitive me Covid-19 për herë të dytë këtë vit, ka konfirmuar Gjykata Mbretërore Daneze.
Si pasojë, Mbretëresha Margrethe II ka anuluar takimet e saj për këtë javë pas diagnozës të martën në mbrëmje, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Monarkja 82-vjeçare ishte një nga 2000 të ftuarit që morën pjesë në funeralin shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II të hënën.
Ajo është udhëheqësja më jetëgjatë e shtetit në Evropë pas vdekjes së monarkes britanike.
Mbretëresha Margrethe është vaksinuar kundër Covid-19 dhe ka rezultuar pozitive për herë të fundit në shkurt të këtij viti kur paraqiti simptoma të lehta.
Në një deklaratë në faqen e internetit të pallatit, një zëdhënës tha se ajo do të shërohej në Pallatin Fredensborg, në veri të Kopenhagës. /Telegrafi/