Është një nga udhëheqëset më të pasura në botë, por Mbretëresha Elizabetë nuk mbanë kurrë para në çantë.
Tashmë dihet se monarkia britanike, mbanë gjithmonë pranë vetës telefonin mobil, buzëkuqin e preferuar, syzet e leximit, bonbone mente dhe lapsin me maje pende, transmeton Telegrafi.
Por, ajo nuk preferon të mbajë edhe para, pasi që ka shumë ndihmës dhe shërbëtorë, që kryejnë të gjitha obligimet monetare për të.
Së fundmi, është bërë e ditur se gjatë meshave të së dielës, Mbretëresha merr me vete një bankënotë prej dhjetë funtesh, të cilën e lë në pjatën për bamirësi.
“Njëjtë sikur unë, as mua nuk mund të më gjesh para në çantë, vetëm ditën kur e marr rrogën”, ka qenë një nga komentet më komike. /Telegrafi/