Mbretëresha britanike Elizabeta e Dytë sot shënon “jubileun safir”, gjegjësisht 65-vjetorin prej se ndodhet në fronin e Mbretërisë së Bashkuar.
Më 6 shkurt 1952, princesha 25-vjeçare e atëhershme, u bë mbretëreshë, pas vdekjes së babait të saj, mbretit Xhorxhi i Gjashtë.
Në momentin kur ka ndodhur ndërrimi i fronit ajo ka qëndruar në Kenia, bashkë me bashkëshortin e saj, princin Filip, në vizitë zyrtare në rrugën drejt Australisë.
Kurorëzimi i saj zyrtar ka ndodhur një vit më vonë në vitin 1953.
“Jubileu safir” është i pari në historinë e Britanisë së Madhe. Asnjë monark i historisë angleze dhe britanike, deri më tani nuk ka qenë kaq gjatë në fron.
Shënimi i “jubileut safir” do të kalojë pa ceremoni zyrtare.