Site icon Telegrafi

Mbretëresha britanike e kaloi natën e së mërkurës në spital

Mbretëresha Elizabeta e dytë e kaloi natën e së mërkurës në spital për kontrolle paraprake mjekësore dhe tani është kthyer në Kështjellën Windsor, tha Buckingham Palace.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, monarku u kthye të enjten nga spitali privat në qendër të Londrës dhe është me “disponim të mirë”, thuhet tutje në deklaratë.

Mbretëresha kishte të mërkurën një vizitë në Irlandën e Veriut për shkak të rekomandimeve nga mjeku.

Ajo u këshillua që të pushojë disa ditë pas një orari të ngjeshur të angazhimeve publike.

“Të gjithë i dërgojmë Madhërisë së Saj urimet tona shumë më të mira”, ka deklaruar kryeministri britanik, Boris Johnson lidhur me rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version