Telegrafi

“Mbrëmjet e Lajmeve”: Prishtina do bëhet edhe me pasaportë përpos pagesës në hyrje

Këto ditë e gjithë vëmendja është kthyer nga kryeqyteti i Kosovës, pasi që “vendimet që janë marrë lidhur me Prishtinën janë të papritshme”.

Së fundmi është bërë i ditur lajmi lidhur me pagesën që do bëhet në hyrjen e Prishtinës nga katër anët, mirëpo kjo nuk është e gjitha.

Në edicionin e mbrëmshëm te “Mbrëmjet e Lajmeve” u kumtua edhe një lajm shumë i rëndësishëm për prishtinasit, por edhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Prishtina do të bëhet me pasaportë “Pasapinjoll”, një vendim i papritur nga Komuna e Prishtinës.

Ndiqni edicionin e plotë në videon e mëposhtme për t’u informuar për më tepër.

“Mbrëmjet e Lajmeve” është emision satirik, qëllimi i të cilit është që t’i argëtojë publikun duke satirizuar ngjarjet ditore në vend si ato politike dhe sociale.

“Mbrëmjet e Lajmeve” mund t’i ndiqni çdo natë nga ora 20:10 në GjirafaVideo.com.