Emërimi i konsujve që solli shumë debat krijoi shumë batuta nga të gjitha anët. Mundësinë për të satirizuar me këtë temë e shfrytëzuan “Mbrëmjet e Lajmeve”, emisioni satirik nga gjirafaVideo.
Kliko këtu për ta shikuar.
Konsujt duhet të jenë përfaqësues të shtetit, intelektualë dhe me përvojë. Tek e fundit ata përfaqësojnë shtetin nga i cili dërgohen. Por, si duket kjo nuk vlen për Kosovë, vendin ku konsujt po dërgohen, pa u rishikuar prapavija e tyre. Kjo ndodhi edhe me “konsullin” e ri, të ashtuquajturin ekspert, Mendim Lahun, i cili duket se u emërua konsull në Pragë.
Në një intervistë ekskluzive, z. Lahu bëri një gafë, duke mos e ditur se Praga është kryeqyteti i Republikës Çeke.
Kjo ishte mënyra që emisioni satirik “Mbrëmjet e Lajmeve” satirizoi me konsujt dhe kualifikimet e tyre.
Qëllimi i këtij emisioni është argëtues, pa pasur ndonjë tendencë të targetojë ndonjë grup të caktuar.
Emisioni “Mbrëmjet e Lajmeve” na paraqet lajme nga vendi, shoubizi, sporti dhe kronika e bardhë, në një format më ndryshe, me satirë të vazhdueshme, e momente absurde.
Që ta shikoni episodin, si dhe konsullin e ri në Pragë, klikoni këtu.