Telegrafi

“Mbrëmjet e Lajmeve”: Avdullah Hoti unë nuk jam personi i duhur, prezantuesi i lajmeve e humb kontrollin

Emisioni më i ri satirik nga GjirafaVideo po trajton në mënyrë të veçantë e shumë kreative realitetin politik e social në Kosovë. Cdo natë nga ora 20:10, në GjirafaVideo, emisioni “Mbrëmjet e Lajmeve” trajton lajme ditore me shumë humor.

Ironia që ndodhë në Kosovë vështirë se ju ikën dy prezantuesve të “Mbrëmjet e Lajmeve”, Ditar Gashit (Armend Baloku) dhe Dije Krasniqit (Kaltrina Zeneli). Ata janë të gatshëm që lajmet ditore t’i trajtojnë me seriozitet, por jo gjithmonë gjërat shkojnë si duhet… ashtu siç është edhe vet realiteti në Kosovë. E për një këndvështrim tjetër, ata në studio kanë edhe analistin e tyre të çuditshëm por të mençur, Mendim Lahun (Shkelzen Veseli).

Kjo treshe e dashur për publikun satirizon me të gjithë, pa dallim se kush janë, çfarë bëjnë, apo çfarë pozite kanë. Së fundmi, ishte edhe vet Kryeministri Avdullah Hoti që u satirizua, kur fjalimin ia ndërprenë dy aktiviste të Partisë Socialdemokrate. Edhe pse aktivistet dërguan një mesazh të fortë, ishte z. Hoti, i cili si kryeministër mundohej të largonte përgjegjësinë nga vetja.

Se si u satirizua ky moment, por edhe shumë tjera, nga “Mbrëmjet e Lajmeve”, ju mund ta ndiqni në episodin e ri, të lansuar sonte në ora 20:10. E në “Mbrëmjet e Lajmeve”, gjatë episodeve të para nuk mungoi edhe satira me figura tjera të njohura si: Ramush Haradinaj, Vjosa Osmani, Albin Kurti, por edhe personalitete të shou-bizit e sportit vendor.

Shiko  edicionin e ri të “Mbrëmjet e Lajmeve” më poshtë