Telegrafi

Mbrëmje spektakli të premtën më 23 nëntor në “VOX Nightlife”

“VOX Nightlife” është shndërruar tashmë në një prej diskotekave në të mira në Vushtrri.

Mbrëmje të shumta muzikore, bëjnë që ky klub nate të jetë i frekuentuar gjithmonë nga shumë vetë.

E premtja e kësaj jave ka rezervuar një tjetër natë spektakli, me emrat shumë të pëlqyer nga publiku.

Klajdi Haruni, Buno dhe Mir Vathi vijnë për herë të parë në “VOX Nightlife”.

Ata do të performojnë këngë live para publikut, gjersa për muzikën do të kujdeset DJ Lion.

Mbrëmja në fjalë mbështetet edhe nga Telegrafi Events.

Kjo e premte, pritet të jetë një prej netëve më spektakolare në “VOX Nightlife”. /Telegrafi/