Telegrafi

Mbrëmje poetike me rastin e 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare

Mbrëmë në Shtëpinë e kulturës është mbajtur mbrëmja poetike në performim të gjimnazistëve të SHM ‘Drita’, në të cilën morën pjesë nxënës nga të gjitha paralelet e këtij gjimnazi, kryesisht vullnetarë të Kryqit të Kuq të Kërçovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kordinatorja e kësaj mbrëmje poetike Valdeta Adili para fillimit të kësaj ngjarjeje kulturore theksoi se, përveç recitaleve do të ketë edhe ekspozitë me rastin e 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

Të gjitha mjetet e mbledhura do të shfrytëzohen që t’u mundësohet vullnetarëve të Kryqit të Kuq ta vizitojnë panairin e librit në Tiranë.

Në këtë mbrëmje poetike, kryesisht është folur për shkrimtarin Kadare në nder të 80 vjetorit të tij të lindjes.

‘Me këtë në mënyrë të thjeshtë duam t’i falenderohemi këtij shkrimtari për gjithçka që ka bërë për gjuhën shqipe’, theksoi Valdete Adili.

Ndryshe, Ismail Kadare, shkrimtari i madhe me renome botërore është i përkthyer në 30 gjuhë. /Telegrafi/