Telegrafi

Mbrëmje për t’u harruar për Mbappe: E humbi dy herë penalltinë, dështoi edhe nga topi i kthyer, pastaj u lëndua

(Foto: Screenshot/Twitter)

Kylian Mbappe ka pasur një mbrëmje për t’u harruar në ndeshjen ndërmjet Montpellier dhe Paris Saint-Germain.

Anësori francez mori përgjegjësinë për ekzekutimin e një penalltie që u akordua në favor të kampionit francez.

Në ekzekutimin e tij të parë, ai dështoi ta mposhte portierin Benjamin Lecomte, i cili e mbrojti goditjen e tij.

Megjithatë, gjyqtari i kërkoi ta përsëriste njëmbëdhjetëmetërshin për shkak të parregullsive gjatë ekzekutimit të parë.

Mirëpo, as në tentativën e dytë nga pika e bardhë, Mbappe nuk ia doli ta fuste topin në rrjetë, pas portieri intervenoi për ta dërguar topin në shtyllë dhe jashtë.

(Foto: Screenshot/Twitter)

24-vjeçari reagoi duke e goditur topin e kthyer, por përsëri nuk shënoi, sepse topi shkoi mbi portë.

Për më keq, pas 20 minutash lojë, Kylian Mbappe kërkoi ndihmë mjekësore dhe nuk mundi ta vazhdonte lojën duke e detyruar trajnerin Christophe Galtier që ta zëvendësonte me Hugo Ekitike. /Telegrafi/