Site icon Telegrafi

Mbrëmje për Begollin, në teatrin “Dodona”

Kjo mbrëmje shënon gjashtë vite të ndarjes nga jeta të artistit, të pedagogut dhe drejtorit shumëvjeçar të teatrit “Dodona”.

Miqtë e Begollit, e sidomos bashkëpunëtorët e tij të afërt në teatrin “Dodona”, thonë se ai nuk i ka dashur asnjëherë fjalimet, por ndejat, diskutimet dhe atmosferën shoqërore. Prandaj, mbrëmja do të jetë pa protokoll, pa fjalime të gjata dhe me tingujt e muzikës së lehtë qytetare të ekzekutuar nga Behar Arllati.

TQP “Dodona” fton të gjithë miqtë dhe dashamirët e veprës së tij, të jenë të pranishëm në këtë mbrëmje. /Telegrafi/
 

Exit mobile version