Telegrafi

Mbrëmje me Ledrin, Sabriun dhe Tringa Kay në Kaffaz të Mitrovicës

Ledri Vula, Sabri Fejzullahu dhe Tringa Kay do të performojnë për 28 nëntor në Mitrovicë.

Mbrëmja është konfirmuar nga Kaffaz Club, klubi më i madh në Mitrovicë.

Festa e Flamurit kështu pritet të jetë spektakolare në atë që është zemra e Kosovës, në Mitrovicë.

Ky është rikthim për artistët në qytetin e Mitrovicës për një mbrëmje të madhe.

Të gjithë artistët publikuan së fundmi projeket e tyre muzikore të reja që do t’i performojnë para publikut mitrovicas. /Telegrafi/