Telegrafi

Mbrëmje humanitare, 500 mijë euro u mblodhën për familjet që pësuan nga përmbytjet

Gjatë mbrëmjes humanitare ”Bashkë ia dalim”, janë dhuruar rreth gjysmë milioni euro donacione, kjo vetëm nga telefonatat e qytetarëve dhe bizneseve, që janë bërë pjesë e iniciativës për t’i ndihmuar familjet që pësuan nga vërshimet e javës së kaluar në Kosovë.

Këtë shifër të donacioneve e dha prezantuesi i mbrëmjes humanitare, Fatmir Spahiu, gjatë transmetimit të drejtpërdrejt televiziv.

Mbrëmjes humanitare, ”Bashkë ia dalim” i janë bashkuar shumë artistë e figura publike.

Shumë familje pësuan nga vërshimet që ndodhen javën e kaluar në Skenderaj, Mitrovicë, Klinë e Istog.

Skenderaj ishte komuna që u dëmtua më shumë, pasi vërshimet shkatërruan shumë shtëpi e ekonomi familjare.

Dëmet llogariten të jenë milionëshe, edhe pse shuma e saktë ende zyrtarisht nuk është përcaktuar.