Telegrafi

Mbrëmje ‘Gala’ dhe Tapeti i kuq i “Oskarëve”

Në teatrin “Kodak” në Los Angeles u ndanë çmimet e 83-ta për “Oskarët”, Përveç statujave të arta, ky manifestim është i njohur edhe me tapetin e kuq glamuroz.
Vetëm njëherë në vit mbyllen rrugët e Los Angeles dhe kjo bëhet pikërisht për arritjen e tapetit të kuq. Kreatorët e modës punojnë tërë vitin për këtë eveniment, ndërsa aktorët jetojnë për momentin kur do të dalin në tapetin e kuq. Interesante, por shumë herë kreacionet e tapetit të kuq kujtohet nga fituesit dhe nominimet.

Tapeti magjik i shtrirë përgjatë “Hollywood Boulevard”, është i lyer me një bojë që në televizor e bën të duket e kuqe, por që në të vërtetë nga afër ngjyra e tij nuk është ashtu. Ngjyra është e tillë saqë nuk arrin të fshihet në këpucët e yjeve që do të kalojnë mbi të. Copëzat e tij në fund të ceremonisë mund të shiten në Ebay. Tapeti ndërrohet çdo dy vjet. Kur gjithçka mbaron ai dërgohet në një magazinë në Kaliforni ku duhen dhjetë ditë për t’u pastruar. Tapeti nuk përdoret deri në ceremoninë e vitit të ardhshëm.

Kreacionet e burrave janë pothuajse të pagabueshme. Smoking i zi, këmishë e bardhë dhe këpucë elegantë – është vështirë të gabohet në zgjidhje dhe në stil. Te gratë mbisundojnë tualete njëngjyrëshe të pasuruara me aksesore të vogla. Këtë vit të gjithë aktoret zgjodhën fustane me qepje klasike. Dinë se dukja e tyre do të jetë e vlerësuar nga kritikuesit e modës në tërë botën, dhe e lanë eksperimentin për ndonjë rast tjetër. Për ndonjë tapet tjetër të kuq.

Shikoni galerinë e fotografive nga çmimet “Oskar”!