Telegrafi

Mbrëmje e ‘shfrenuar’ për Gashin, argëtohet në pishinë me femra të zhveshura

Foto: Gashi/Instagram

Reperi i njohur shqiptar me famë në Amerikë, Gashi, ka pak ditë që ka publikuar albumin e tij më të ri.

Teksa po shijon suksesin e projektit në të cilin ka punuar tash e sa kohë, Gashi, duket se nuk po heziton që të argëtohet edhe mbrëmjeve dhe festave me miqtë.

Si një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, shpesh ai ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, reperi me prejardhje shqiptare ka publikuar disa imazhe nga festa e shfrenuar që ka kaluar me shoqërinë, në mbrëmjen e së premtes.

Foto: Gashi/InstaStory

Në videot e publikuara, shihet se reperi bashkë me miqtë e tij janë argëtuar me muzikë, në pishinë me plot femra të zhveshura.

Ledhatimet e vallëzimet provokuese nuk kanë munguar, me çka duket se ka qenë një natë e gjatë për shoqërinë e Gashit.

Foto: Gashi/InstaStory

Përndryshe, së shpejti reperi pritet të nisë edhe turneun e tij të koncerteve. /Telegrafi/

Foto: Gashi/InstaStory