Telegrafi

Mbrëmje e parë historike në HardhFest, sonte performon ish-anëtari i Deep Purple (Foto/Video)

Mbrëmja e dytë e HardhFest ka thyer të gjitha parashikimet.

Festivali i rrushit dhe i verës që ka edicionin e tretë që nga rikonceptimi dhe ribrendimi ishte organizuar në nivel të pa parë për festivalet kosovare.

Ndihmuar nga infrastruktura në tregun e vreshtarëve, Konaku i HardhFestir ishte i stërmbushur me dhjetëra mijëra vizitorë në mbrëmjen e dytë.

Performuan DJ të ndryshëm vendorë si Mickey, Maarvel, NWE, kurse ajka e organizimit ishte performanca e bendeve të njohura të rokut.

Mbrëmjen e hapi Familja Shtavica, e cila me dekada ka kultivuar rokun në Rahovec, vazhduar nga Offchestra.

Atmosferë impozante u krijua nga grupi “403”, që performuan hitet e vjetra, një performancë live që la pa fjalë publikun.

HardhFest vazhdon me spektakël në natën e tretë (sonte e shtunë) me yllin botëror, ish frontmenin e Deep Purple, Joe Lynn Turnee, B.B Poqi, Memory Writers nga Suedia dhe Gamblemania me bend. /Telegrafi/