Telegrafi

Mbrëmje e paharrueshme për Uzunin, pas ngjitjes në La Liga – futbollisti shqiptar propozon për martesë partneren në mes të fushës

27 maji do të mbetet një datë e rëndësishme dhe shumë e veçantë për futbollistin Myrto Uzuni.

Kjo pasi sulmuesi i Kombëtares Shqiptare me golin e tij ngjiti Granadën në La Liga dhe mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë i kampionatit.

Por përveç kësaj, ai bëri një hap të rëndësishëm edhe sa i përket jetës private.

Foto: Screenshot/Twitter

Uzuni kishte përgatitur një plan, teksa i propozoi për martesë partneres së tij, Uarda Hyseni, ne mes të fushës, duke rrëmbyer totalisht skenën në këtë mbrëmje magjike.

Lexo po ashtu Uzuni me golin e tij ngjit Granadën në La Liga dhe mbyll sezonin si golashënuesi më i mirë i kampionatit

Ky moment bëri xhiron e rrjetit duke u komentuar gjithandej nëpër TikTok e Twitter.

Foto: Screenshot/Twitter

“Uarda do të martohesh me mua?” – ishte fraza e cila u shfaq në ekranin e stadiumit të Granadës në fundin e ndeshjes.

Granada ndërkohë falë këtij suksesi dhe barazimit 0-0 mes Las Palmasit dhe Alavesit e mbyll kampionatin në vendin e parë. /Telegrafi/