Telegrafi

Mbrëmje e madhe në Tiranë, Babastars sonte promovojnë “High 4 real” në Folie (Foto)

Babastars kanë zgjedhur një mënyrë krejt të veçantë të promovimit të projektit të ri.

Është performanca speciale në Folie Terrace në Tiranë ajo që për herë të parë do të prezantojë para publikut shqiptar projektin e shumëpritur “High 4 real”.

Është vet Geti ai që në një postim në Instagram ka treguar se të gjithë antarët do të jenë të pranishëm në performancën ku do të promovohet “High 4 real”.

Lexo po ashtu Krejt lajmet rreth Babastars

Në këtë foto të publikuar nga Geti shihen edhe antarët tjerë të Babastars të cilët shfaqen me maska.

Ky projekt është i pari për Getin pas një kohë të gjatë dhe pritet të jetë goditja e kësaj vere nga labeli Babastars. /Telegrafi/