Site icon Telegrafi

Mbrëmje donatorësh në kafenenë “Izlet”

Sot që nga ora 13 ka filluar grumbullimi i mjeteve financiare në kafenenë “Izlet” të Shkupit, kësaj radhe jo për aktivistët e “Revolucionit laraman” por për të paguar dënimin maksimal i cili iu shqiptua pronarit të këtij lokali. Kjo ngjarje do të vazhdojë deri në fund të orarit të punës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo kafene për kohë të shkurtë u bë një lloj bastioni për qytetarët e “Revolucionit laraman”, i cili para do kohësh edhe ishte ngjyrosur nga persona të paidentifikuar.

“Kësaj radhe presionet ndaj lokalit janë shumë më të mëdha dhe më serioze. Pasi që inspektimet e shumta nuk arritën të gjejnë asgjë në lokal gjatë muajve të fundit të njëjtit iu shqiptua dënim për një shkelje për gati se po thuaj para katër vitesh, e cila është bërë e efektshme përsëri. Dënimi i shqiptuar është në vlerë prej 250.000 denarë”.

Nuk do ti lejojmë regjimit të na terrorizojë” thuhet në njoftimin e “Revolucionit laraman” për mbrëmjen e sotme të donatorëve./Telegrafi/

Exit mobile version