Basketbollisti i Philadelphia 76ers, Joel Embiid, në fitoren 105-98 në shtëpi kundër Utah Jazz, bëri diçka që nuk mund ta bënte asnjë lojtar para tij në NBA.
Përkatësisht, ai kombinoi 59 pikë, 11 kërcime, tetë asistime dhe shtatë bllokime.
“Shokët e mi e dinin se kush e kishte dorën e nxehtë dhe duhej të më ‘ushqenin’ me topa”, është shprehur qendra e 76ers.
Since blocks became official in 1973-74, Joel Embiid is the first player in NBA History to record 50+ points, 10+ rebounds, 5+ assists, and 5+ blocks in a game. https://t.co/xtwTgbCmmC
— NBA History (@NBAHistory) November 14, 2022
Ndryshe, ndeshja më e mirë në karrierën e Embiid erdhi vetëm një ditë pasi ai shënoi 42 pikë kundër Atlantas.
“Kurrë nuk kam parë një lojë më dominuese në mbrojtje dhe në sulm”, ka thënë trajneri i Philadelphias, Doc Rivers.
JOEL EMBIID IS ABSURD:
59 Points
11 Rebounds
8 Assists
7 Blocks
68% FG🔥🔥🔥🔥 pic.twitter.com/1cUpcBkv8b
— Hoop Central (@TheHoopCentral) November 14, 2022
Embiid ishte veçanërisht dominues në çerekun e fundit, në të cilin i shënoi 26 nga 27 pikët e ekipit të tij dhe bëri pesë nga shtatë bllokadat e skuadrës.
Krahas tij, vetëm Tyrese Maxey arriti të shënonte pikë dyshifrore (18), ndërsa mysafirët nuk i ndihmoi fakti që kishin pesë lojtarë me performancë dyshifrore. /Telegrafi/