Site icon Telegrafi

Mbrëmja bamirëse “Shpëto Jetë” në Cyrih

Mbrëmja bamirëse “Shpëto Jetë” e organizuar nga organizata Action for Mothers and Children, do të jetë e shoqëruar me muzikë dhe koktej rasti për të ngritur fonde të cilat do të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve të foshnjave dhe nënave përmes:

Blerjes së medikamenteve esenciale për foshnja të lindura para kohe në Klinikën e Neonatologjisë, QKUK;

Blerjes së pajisjeve të nevojshme mjekësore në Klinikat e Neonatologjisë, Gjinekologjisë dhe Pediatrisë në QKUK;

Zhvillimit të transportit neonatal në nivel nacional.

Kjo mbrëmje do të organizohet në qytetin e Cyrihut, më datën 10 maj 2019 nga ora 19:00. /Telegrafi/

Exit mobile version