Telegrafi

Mbrëmë policia në Shkup arrestoi një person për armëmbajtje pa leje

Mbrëmë në orën 00:20 në rrugën ‘Aradhat partizane’ në Shkup, policët nga SPB Shkup kanë privuar nga liria personin A.B (26) nga Shkupi për shkak se gjatë kontrollit atij i është gjetur pistoleta.

Pistoleta, sipas policisë, ka qenë ‘Bereta’ e kalibrit 6.35 mm, me gjashtë plumba, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal./Telegrafi/