Mbrëmë në shoun më të madh më lojëra në televizionet shqiptare, ekipi “Dani” e ka mposhtur ekipin Klan Kosova, pas një gare më dramë, tension dhe me shumë humor.
Rezultati ishte i përafërt vazhdimisht, por diferencën e bëri e bën anëtarët e ekipit “Dani”, veçanërisht ylli i muzikës Ramadan Krasniqi (Dani), i cili tregoj se është njeri shuëm sportive dhe garues i jashtëzakonshëm.
Krasniqi u vërejt se është garues i mirë dhe shumë ‘fair’, dhe u tregua human ku motivonte ekipin kundërshtar në lojën mini Golf, duke i dhuruar 5 pikë ekipit kundërshtar.
Në anën tjetër Vlorian Halili, autori i emisionin “Prive”, përveç që garoj shumë mirë dje u shfaq edhe si një shoumen i vërtetë. Gjithashtu Lule Mustafa, dje ishte me disponim shumë të mirë, dhe ishte e saktë në shumë sfida e sidomos befasoj publikun tek hedhja e sëpatës, lojë në të cilën edhe meshkujt kanë problem.
Ekipi i “Klan Kosova” e krijoi diferencën tek lufta me jastëk. Alaudin Hamiti fitoi shumë pikë dhe kjo reflektoj në motivimin për të gjithë ekipin. Në lojën mini golf, Hamiti ka shënuar rekord, kur me në tentim gjuajtjen e parë arriti të shënoi, gjë që nuk është parë kurrë në këtë shou. Gjithashtu Alaudini u dallua me organizimin brenda ekipit dhe motivimin e bashkëlojtarëve edhe kur i humbnin sfidat.
Shqipe Berisha e tregoi veten si një garuese e zjarrtë për fitore, ku në shumicën e lojërave ishte e saktë, ndërsa Kron Sadiku bëri çudira tek loja bartja e shpejt.
Ekipit fitues i këtij dueli, “Klan Kosova” në garën e radhës do të përballet me ekipin “Roketar”, në përbërje të cilit janë Andosi, Xuxin dhe Marigona Krasniqi. /Telegrafi/