Mbrëmë gjatë protestes nga ana e përkrahësve të OBRM-PDUKM-së para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, e cili ishte duke vendosur për parashtresat e partive për zgjedhjet, në rrjetet sociale u shfaqën shkrime me emra, mbiemra dhe adresat e disa prej aktivistëve të “Revolucionit Laraman” dhe me thirrje deri tek mbështetësit e OBRM-PDUKM-së për të “vizituar” ata persona, përcjell Telegrafi Maqedoni nga Meta.
Në “Twitter” përhapej listë e adresave të kandidatëve për deputetë të LSDM-së nga sektori civil, Pavle Bogoevski dhe Ivana Tufegxhiq, dhe në të ishte edhe aktivisti i “Revolucionit Laraman” Damjan Haxhi-Angelkovski.
Një pjesë e përdoruesve të rrjeteve kanë bërë thirrje për linçim, ose vizitë të këtyre aktivistëve dhe ngjyrosje të shtëpive të tyre.
Përveç se me publikimin e të dhënave personale shkelet e drejtën e privatësisë, kurse thirrjet për linçim janë gjuhë e fuqishme e urrejtjes, e cila është e dënueshme me ligj. /Telegrafi/