Vardari i Shkupit është shpallur kampion i Evropës në Hendboll duke e fituar garën prestigjioze, Ligën e Kampionëve.
Skuadra nga Maqedonia e Veriut triumfoi përballë klubit hungarez, Telekom Veszprem, në finalen e zhvilluar në Koln të Gjermanisë.
Por, si çdo herë, shqiptarët janë ata që ofendohen nga tifo grupi i quajtur “Komiti”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Shqiptarët e mjerë”, “Vdekje shqiptarëve” dhe brohoritje tjera të turpshe ishin mbrëmë në repertuarin e këngëve të këtij tifo grupi që në zemër të Shkupit festonte fitoren e Vardarit.
Ftesa për të parë lojën së bashku në qendër të Shkupit ka qenë nga kryebashkiaku i Shkupit, Petre Shilegov i cili ende nuk ka reaguar për këtë ngjarje.
Gjithashtu nuk kanë reaguar as nga institucionet tjera përgjegjëse. E këto brohoritje të çmendura nuk janë për herë të parë. Edhe më herët ka pasur ofendime dhe mallkime për shqiptarët./Telegrafi/