Site icon Telegrafi

Mbrëmë janë regjistruar shtatë tërmete në Ohër

Gjatë natës së mbrëmshme në Ohër janë regjistruar shtatë tërmete, prej të cilëve më i forti ka qenë me fuqi prej 4,2 shkallëve sipas Rihter. Epiqendra ka qenë nëntë kilometra nga fshati Kosel me thellësi prej 2 kilometrave.

Pas këtij kanë vijuar edhe disa dridhje tjera në orën 00:37 me fuqi prej 2.7, në orën 00:54 me fuqi 3.5, në orën 1:02 me intenzitet prej 2.9 dhe në orën 1:10 me fuqi prej 3.3 shkallëve Rihter.

Në orën 23:45 është regjistruar tërmet me fuqi 2.8 shkallë, të cilit i ka paraprirë një tjetër me fuqi prej 3.1 shkallëve Rihter që ka ndodhur në orën 21:38.

Prej 18 qershorit deri sot, në rajonin e Ohrit janë regjistruar mbi 1000 tërmete.

Më i fuqishmi deri tani ishte prej 5 shkallëve Rihter, i cili shkaktoi shqetësim të madh tek qytetarët dhe turistët, ndërsa u paraqitën edhe dëme materiale./Telegrafi/

Exit mobile version