Telegrafi

Mbrëmë janë regjistruar 107 shkelje të orës policore në Maqedoni

Masën për ndalesë të lëvizjes në shtet, gjatë 24 orëve të fundit nuk e kanë respektuar 107 persona, prej të cilëve 35 janë arrestuar, 47 janë paralajmëruar, ndërsa për të tjerët janë përgatitur procesverbale adekuate dhe janë parashtruar në PTHP-në kompetente.

Nga MPB kumtuan se gjatë ditës së djeshme 18 personave u janë dhënë vendime për izolim, përderisa 24 persona nënshkruan deklarata për vetëizolim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë kontrollit policor ndaj dy personave në izolim dhe vetëizolim, është evidentuar se tek një rast, person në vetëizolim nuk e ka respektuar këtë masë, përkatësisht nuk është gjetur në shtëpinë e tij.

Lidhur me kontrollin e objekteve gjatë 24 orëve të fundit, nga MPB informojnë se janë kryer gjithsej 206 kontrolle dhe në tre raste janë konstatuar mosrespektim të masave./Telegrafi/