Site icon Telegrafi

Mbrëmë është ndjerë tërmet në Strumicë

Rrjeti sizmologjik telemetrike i Republikës së Maqedonisë, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, të mbajtur nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Matematikës në Shkup, këtë mëngjes në orën 2.10 ka regjistruar tërmet epiqendra e së cilës ishte zona e Strumicës.

Tërmeti ishte magnitut 3.0 ballë, ndërsa është ndjerë nga zonat përreth Strumicës me intensitet katër shkallë sipas shkallës makrosizmike Evropiane, deklarojnë nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Matematikës në Shkup. /Telegrafi/

Exit mobile version